Një takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putinm, dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, do të mbahet në margjinat e samitit të G20 në Hamburg më 7 korrik, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA.
RIA raporton se zyrtari i Kremlinit për politika të jashtme, Yuri Ushakov, ka thënë se është arritur marrëveshje që takimi mes dy liderëve të mbahet më 7 korrik, transmeton Express.
“Është arritur marrëveshje për më 7 korrik,” RIA e ka cituar atë duke thënë.
Samitit i G20 do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë më 7 dhe 8 korrik.