Barcelona kërkon edhe dy mesfushorë

Barcelona është skuadra me numrin më të mëdha të mesfushorëve në La Liga
Drejtuesit e Barcelonës janë duke kërkuar dy mesfushorë për sezonin e ardhshëm, Marco Verratti dhe Dani Ceballos.

Këta dy janë zgjedhjet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde, shkruan Marca.

Por, më shumë se transferimi i këtyre dy lojtarëve, problem për Valverden është numri i madh i mesfushorëve që ka.

Barcelona momentalisht ka 9 mesfushorë dhe me Verratti e Ceballos numri do të shkonte në 11.

Mesfushorët aktual që ka Barcelona janë: Rakitic, Iniesta and Busquets , André Gomes, Denis Suárez, Arda Turan, Rafinha, Sergio Roberto dhe Alena.

Temat
BotëSport

Të afërta