A do ta lerë politikën Adem Mikullocvi për serialin ‘Kafeneja Jonë’ ?

Adem Mikullovci është padyshim njëri ndër aktorët më të pëlqyer në vendin tonë.
Të gjithë e mbani mend serialin humoristik të pasluftës “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët” i cili është i krijuar nga aktori Mikullovci.

Mirëpo fama e tij u rrit edhe më shumë nga roli që kishte në serialin vendor “Kafeneja Jonë”, i njohur si Avni Bobaj, transmeton Gazeta Express.

Këtë rol aktori është duke e luajtur vite me radhë.

Në ndërkohë, Mikullovci përveç aktrimit së fundmi ia ka mërsyer edhe politikës.

Ai pak më parë i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, e që në zgjedhjet e 11 qershorit është në mesin e deputetëve më të votuar, duke grumbulluar kështu mbi 12 mijë vota.

Tani si deputet i Kuvendit të Kosovës, Mikullovci në një prononcim për Express ka thënë se nuk e din akoma se a do të luaj në serialin ‘Kafeneja jonë’.

‘Nuk ndërrohet profesioni nëse bëhesh deputet. Por nuk e di akoma se a do të luaj apo jo më në serialin Kafeneja jonë’, tha Mikullovci për Express.

Temat
Showbiz

Të afërta