Dy muaj më parë, këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna lindi fëmijën e sajt të parë.
Ajo solli në jetë një fëmijë të gjinisë mashkullore që e pagëzoi me emrin Tian, shkruan lajmi.net.
Që nga lindja, Tuna i është përkushtuar tërësisht djalit, duke lënë pas çdo angazhim në profesionin e saj.
Tiani tashmë ka mbushur 2 muaj, kurse mama Tuna e uroi me anë të një imazhi të veçantë të postuar në profilin e saj në Instagram.

