Lajme

Samiu u lirua por Syla ende në burg, Supremja pa vendim

By FIRST CHANNEL

July 03, 2017

Gjykata Supreme më herët e ka liruar nga akuzat për kryerjen e krimeve të luftës, ish-komandatin e UÇK-së Samit Lushtakun.

Në rastin Drenica, bashkë me Lushtakun ka qenë i akuzuar edhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Përkundër kësaj, për Selimin ende nuk ka asnjë vendim nga Gjykata Supreme. Të paktën kështu ka thënë për lajmi.net, avokati i tij Tomë Gashi. “Jo, absolutisht nuk kemi asnjë vendim”, tha shkurt Gashi.

Sylejman Selimi ka qenë i akuzuar për trajtim çnjerëzor të një spiuni serb.