Lajme

Qeveria e re e Ramës, ja 5 grupet që do vendosin fatin e Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme

By FIRST CHANNEL

July 03, 2017

Gjatë muajit korrik dhe gusht Partia Socialiste do të bëjë një punë intensive për një sërë analizash të brendshme dhe komunikimi me qytetarët, përpara se të strukturojë qeverinë e re.

Rama njoftoi nga mbledhja me skuadrën zgjedhore ngritjen e 5 grupesh pune, të cilët do të hartojnë raporte specifike për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare Socialiste në fund të gushtit.

Grupi i parë, drejtohet nga Gramoz Ruçi dhe ka përgjegjësi të bëjnë një raport të aktivitetit të deputetëve në parlament dhe në zonën e përfaqësimit.

Ai përbëhet nga:

Gramoz Ruçi

Taulant Balla,

Saimir Tahiri,

Ulsi Manja,

Klodjana Spahiu,

Ermonela Felaj

Grupi i dytë do të drejtohet nga Milva Ekonomi do të bëjnë një raport kombëtar mbi nevojat sociale, ekonomike e politikë në cdo bashki të vendit, si dhe të gjendjes së burimeve njerëzore të Partisë Socialiste.

Anëtarë të tjerë janë:

Milva Ekonomi

Ardiana Jaku

Evis Kushi

Vilma Bello

Almira Xhembulla

Leart Duro

Grupi i tretë do të drejtohet nga Niko Peleshi dhe do të hartojë një raport me rekomandime të ndryshme se si mund të ristukturohet administrata e re shtetërore.

Anëtarë të tjerë janë:

Niko Peleshi

Damian Gjiknuri

Bledi Çuçi

Lindita Nikolla

Ogerta Manastirliu

Grupi i katërt i punës do të drejtohet nga Arben Ahmetaj do të analizojnë në një raport mbi dokumentet që ju kërkohen nga zyrat shtetëore qytetarëve, duke patur në fokus dixhitalizimin e tyre me qëllim reduktimin e burokracive.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe:

Arben Ahmetaj,

Erjon Braçe

Ilir Beqaj

Milena Harito

Ditmir Bushati

Elisa Spiropali

Klotilda Ferhati

Grupi i pestë do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe do të përgatisë për Asamblenë Kombëtare një analizë elektorale mbi rezultatin e PS-së në 25 qershor. Ky grup pune do të përbëhet nga:

Fatmir Xhafaj

Blerina Gjylameti

Ilir Pendavinji

Alket Hyseni

Ana Dhamo

Flamur Golemi

Arben Kamami

Mbi bazën e këtyre raporteve asambleja do të marrë në fund të gushtit vendime të rëndësishme që do të finalizohen me strukturimin e qeverisë së re, ministrive dhe fushave të tyre të përgjegjësisë.