Një bombardues kamikaz, i veshur si grua myslimane, vrau 14 persona në një kamp refugjatësh.
Sulmi ndodhi në një kamp që strehon refugjatet që janë larguar nga zonat e mbajtura nga ISIS-i, thanë autoritetet irakiane në Bagdad.
Një oficer i policisë, i cili vdiq gjjtë sulmit, filloi të dyshonte ndaj sulmuesit dhe kur pa eksplozivin e kishte përqafuar, duke sakrifikuar veten për të minimizuar numrin e viktimave.
Ashtu të përqafuar, sulmuesi shpërtheu eksplozivin duke vrarë veten, policin, dhe 13 persona të tjerë.
Abdul-Ghani thotë se sulmi ndodhi të dielën pasi autoritetet po strehonin familje që kishin ikur nga qyteti Qaim, i mbajtur nga Shteti Islamik.
Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësisë për sulmin, edhe pse dyshimi menjëherë ra mbi ISIS-in.
Shteti islamik është pothuajse i rrethuar, dhe forcat irakiane tani janë në fazat përfundimtare të një ofensive të madhe në qytetin verior të Mosulit.