Njomza Salihu është vajza e madhe e këngëtares sonë të dashur Shyhrete Behlulit, ajo është e martuar ka ndërtuar një jetë dhe ka dy vajza, shkruan “Kosovarja”.
Njomza me profesion është floktare/grimere, ajo që prej kohësh është fytyrë mediatike. Edhe pse nuk i ka hyrë rrugës të së ëmës, Njomza është mjaftë e njohur për publikun, dhe krejt kjo fal famës që gëzon nëna e saj Shyhrete Behluli.
Dhe, si e tillë që është Shyhretja, e dashur dhe shumë e kërkuar, “viktimë” e lajmeve rozë kanë rënë pothuajse e tërë familja e saj.
Çdo ditë flitet për ta, herë për djalin e madh, herë për rejën, e herë për vajzat apo djalin e vogël.
Pothuajse në familjen Salihu i vetmi që është duke u kursyer nga rubrika e lajmeve rozë, është zotëriu Lul Salihu, kryefamiljari.
Për të nuk flitet dhe aq, jo që nuk zgjon kureshtje tek masa, por si duket zotëri Salihu ka fatin që të qëndroj larg vëmendjes publike, shkruan “Kosovarja”.
Dalim tek Njomza, vajza e madhe e çiftit Shyhrete dhe Lul Salihu.
Ajo përveç profesionit të saj që e bënë në mënyrën e saj shumë mirë, ka raste kur edhe bëhet lajm nëpër portale dhe gazeta e revista të shtypura.
Njomza një vajzë e cila për nga pamja ngjason shumë me të ëmën e saj Shyhreten, në foton që do ta shihni më poshtë duket tamam si një zonjë qyteti.
E rregulluar mirë në flokë dhe fytyrë, dhe me një fustan të cilin ia ka përshtat grimit, ajo duket mu sikur është bërë gati të shkoj në ndonjë aheng familjar.