Nëna paraqitet si vajza e saj 13 vjeçare, për të kapur pedofilin i cili mashtronte vajzën e mitur

Një nënë është shtirur si vajza e saj 13 vjeçare në internet, për ta kapur një pedofil të dyshuar, i cili ishte duke u përpjekur për ta joshur atë të luante lojëra së bashku me të.

Kelly Caberry, 34 vjeçare kishte vendosur për të kontrolluar profilin e vajzës së saj në Facebook për herë të parë dhe ishte tronditur kur pa një mesazh “Më premton se do e mbash gojën mbyllur?

Duke e ditur se diçka nuk është e drejt, Carbery kishte filluar të fliste si të ishte vajza e saj, 13 vjeçare, transmeton Indeksonline. I dyshuari, i cili pretendon se ishte një vajzë në Facebook, ka vazhduar të përgjigjet dhe u përpoq ta joshë duke luajtur me të lojëra.

Pas zbulimit të mesazheve neveritës në mediat sociale, Carberry besoj se ajo kishte zbuluar një pedofili i cili kishte në shënjestër të paktën 100 të rinj, pasi edhe disa prindër tjerë kishin filluar mesazhet me të Nëna, nga Preston ka thënë: “Unë nuk mund të besoj. Këtë mëngjes unë vendosa ta kontrollojë profilin e saj në Facebook dhe pash katër mesazhe nga 4 persona të pazakontë.

“Unë fillova t’i përgjigjem atij, duke u shtirur se është vajza ime 13 vjeçare. Ai më pyeti nëse jam në shtëpinë time dhe më tha të shkojë në dhomë dhe të mbyllë derën”.

“Pas një bisede të shkurtër, unë i thash atij se unë jam nëna e saj dhe e pyeta se çfarë po bënte ai” “ai menjëherë i ka fshirë dy llogari të tij në Facebook, por unë mendoj se ai ka të paktën edhe 3 të tjera. Unë dua të paralajmërojë edhe fëmijët e tjerë dhe prindërit e tyre në lidhje me këtë njeri”, ka shtuar më tej ajo.

Temat
BotëLajme

Të afërta