LAJMI I FUNDIT: Ju që nuk keni ende patentë shofer, ja rregullat e reja

Ministri në largim i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nënshkroi dy udhëzime administrative për planprogramin për aftësimin e kandidatëve për patentë-shofer, si dhe udhëzimin administrative për dhënien e provimit për patentë shofer.

Udhëzimi Administrativ, për planprogramin për aftësimin e kandidatëve për patentë-shofer, ka për qëllim të përcaktojë plan-programin e aftësimit të kandidatëve për shofer dhe mënyrën e aftësimit për kategoritë “AM”, “A1”, ”A”, ”B1”, ”B”, ”C1”, ”C”,” D1”, ”D”, ”B+E”, ”C1+E”, ”C+E”, ”D1+E”, ”D+E”, ”L”, ”M” dhe ”T si dhe trajnimin e veçantë për kategoritë “A2”, “BE”, “D1”, “D1E”, “D” dhe “DE”.

Ndërsa, Udhëzimi Administrativ për dhënien e provimit për patentë-shofer, ka për qëllim të përcaktojë kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit për patentë- shofer, nga pjesa teorike dhe praktike, për kategoritë “AM” “A1”, “A”, “B1”, “B”, “C1”, “C”, “D”, “D1”, “B+E”, “C1+E”, “C+E”, “D1+E”, “D+E”, “L”, “M”,”T”, kriteret e vlerësimit, programi, dokumentacioni dhe çështjet tjera lidhur me provimin për patentë shofer.

Udhëzime Administrative hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ana e ministrit të Infrastrukturës.

Temat
LajmeVend

Të afërta