Burri i saj ka dy fëmijë me një tjetër, reagon ish banorja e Big Brother (Foto)

Pas daljes nga Big Brother jeta e saj mori një rrjedhë shumë të bukur.

Jona Kalemaj pas dasmës madhëstore solli në jetë një vajzë të bukur. Por pas gjithë këtyre kanë marrë zë disa thashetheme që kanë shqetësuar ish banoren.

Ajo duket se është revoltuar dhe ka vendosur të japë një përgjigje për të gjithë ato zëra që thonë se bashkëshorti i saj ka edhe dy fëmijë të tjerë.

Jona Kalemaj ka shkruar se ajo dhe burri i saj janë bërë prindër për herë të parë me vajzën e tyre, Ejsin.

Ajo ka shkruar se sigurisht që kjo gjë nuk është e vërtetë pasi nëse bashkëshorti do kishte fëmijë nuk do i fshinte, por do i donte njesoj si fëmijët e saj. Epo nëse Jona e thotë publikisht këtë gjë, me siguri duhet të jetëe vërtetë. / Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta