Lajme

Baraliu: Konstituimi i Kuvendit duhet të ndodh brenda 30 dite nga certifikimi i rezultateve

By FIRST CHANNEL

July 03, 2017

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka folur për proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Baraliu në një prononcim për Telegrafin duke folur për konstituimin e Kuvendit tha se nëse presidenti i vendit nuk e thërret seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditëve, këtë duhet ta bëjë kryetari i Kuvendit.

Baraliu tha se konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës duhet që të ndodhë brenda periudhës 30 ditore.

Njohësi i çështjeve kushtetuese tha se Kushtetuta e vendit parasheh që afati kohor, në të cilën duhet të konstituohet legjislatura e re është 30 ditë nga dita e certifikimit të zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se shefi i shtetit duhet brenda kësaj periudhe që ta thërras mbledhjen e re konstituive.

“Seanca duhet të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër”, ka theksuar Baraliu.

Ai më tutje ka shtuar se nëse presidenti i vendit nuk e thërret seancën, atëherë këtë duhet ta bëjë kryetari dhe kryesia në shkuarje e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/