Lajme

Aksident në Gjakovë, humb jetën 19 vjeçarja

By FIRST CHANNEL

July 03, 2017

Policia në Gjakovë njofton se sot në orën 09:54 në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, saktësisht para Hotel Pashtrikut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.

Deri te aksidenti ka ardhur derisa një automjet udhëtarësh në lëvizje nga pakujdesia në vend kalimin për këmbësor i godet dy këmbësorë, duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Personat e lënduar menjëherë janë dërguar në Emergjencën e spitalit nga qytetarë të rastit nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore L.Th e lindur në vitin 1998 ka ndërrua jetë, ndërsa Q.S e lindur në vitin 1999 ka pësuar lëndime trupore.

Ngasësi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin menjëherë është paraqitur në polici dhe me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.