Rajon

Prapaskenat e bisedimeve: Seedorf mban pezull Shqipërinë, nuk i pëlqen kushti i FSHF-së

By FIRST Channel

July 02, 2017

Prej ditësh vazhdon “gjuetia” e FSHF-së për të përzgjedhur trajnerin që do të pasojë Gianni De Biasin në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit.

Në mediat italiane janë lakuar shumë emra dhe një sërë kandidatësh kanë dalë në skenë.

“Panorama Sport” ka mësuar edhe prapaskenat e fundit në lidhje me situatën e drejtuesve të lartë të federatës në lidhje me këtë çështje.

Clarence Seedorf është një nga preferencat kryesore të Armand Dukës. Kreu i FSHF-së është i prirur për t’ia besuar ish-milanistit pankinën e Kombëtares.

Jo vetëm kaq, por palët janë takuar dhe kanë diskutuar për këtë mundësi. Prapaskena e këtij takimi ka të bëjë me faktin se holandezit nuk i ka pëlqyer “ultimatumi” i vendosur nga federata për arritjen e kualifikimit të padiskutueshëm në edicionin e “Euro 2020”.

Gjithashtu, kushtet financiare të kontratës nuk e kanë lënë krejtësisht të kënaqur holandezin, mirëpo kjo është diç- ka për të cilën ai e ka lënë të hapur mundësinë e negociatave.

Seedorf pëlqehet nga numri një i federatës, me gjithë eksperiencën jo shumë të madhe që ai ka në stërvitjen e skuadrave.