Përdhunonte fëmijë dhe kafshë, dënohet me …

Nëse ndonjëherë do t’i duhet të vuajë dënimin dhe të kthehet i lirë, Jeremy Ledbetter, aktualisht 29 vjeç, do të dilte nga burgu në moshën 163-vjeçare.

Ledbetter u dënua me 134 vite burg nga gjykata e Nashville në shtetin e Tennessee, SHBA. Gjykata e shpalli këtë të premte, Jeremy Ledbetter, fajtor për një sërë krimesh me sfond seksual.

29-vjeçari, u përball me dy dënime për përdhunimin e një fëmije 10 vjeç në shtëpinë e tij në Nashville dhe dy dënime për abuzim seksual, ndaj një vajze 13-vjeçare si dhe dy dënime po për abuzime seksuale me të mitur.

Ndër të tjera Ledbetter u dënua për abuzim seksual edhe ndaj kafshëve. Prokurori i çështjes e cilësoi rastin e tij si më “tmerruesin dhe shqetësuesin që ka parë ndonjëherë”.

Gjykata e mori vendimin drastik, pasi dëgjoi dëshmi të ndryshme për tre ditë me radhë, përfshi edhe të viktimave.

Temat
LajmePërgjithshme

Të afërta