Alexandre Lacazette do të jetë futbollist i ri i skuadrës së Arsenalit
Sulmuesi i Lyonit, Alexandre Lacazette ka udhëtuar drejt Londrës, ku do t’i kryej testet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë me Arsenalin.
Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Lyonit Aulas, i cili edhe tregoi shumë e transferimit.
“Lacazette nuk është shitur për 68 milionë euro si raportojnë mediat, por në mes 45050 milionë euro”, tha Aulas për mediat franceze.
Lacazette kështu do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, duke lënë mbrapa Mesut Ozil dhe Granit Xhakën që kushtuan nga 45 milionë euro.