Lajme

A pati vjedhje votash brenda koalicionit LAA?! Ish-deputeti i LDK-së bën disa ankesa në PZAP

By FIRST CHANNEL

July 01, 2017

Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ-ja nuk ka arritur të sigurojë numrin e mjafuteshëm të votave për të hyrë në Kuvend.

Por, Grainca në një prononcim për lajmi.net ka thënë se është duke i pritur rezultatet e ankesave që i ka dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. “I kam bërë 8-9 ankesa në Panelin për ankesa dhe kur ata t’i shqyrtojnë ne do të dalim me një deklaratë”, ka thënë Grainca.

I pyetur se a dyshon për keqpërdorime të votave brenda koalicionit, ai është përgjigjur shkurt: “ka pasur gabime”.

Akuza për manipulim me vota brenda koalicionit LAA kishte pasur edhe më herët. Ishte kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili dyshonte se kandidatëve të partisë që drejton i ishin manipuluar një numër votash.