Arben Ristani nuk do të jetë deputet i ardhshëm i parlamentit, por sërish, mbetet Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Dhe përmes këtij funksioni që ai ushtron i ka dalë kundër vendimit të Bashës për të bërë zgjedhje dhe për të ngrirë kompetencat e tij si kreu I PD-së, për tja deleguar nënkryetarëve Paloka e Spaho.
Sipas Arben Ristani, “ngrirja” dhe delegimi i kompetencave tek Paloka e Spaho është anti- statutor, dhe po ashtu edhe mënyra sesi Basha kërkon të hapë zgjedhjet në PD. Ristani sqaron se është ai (pra sekretari i përgjithshëm) i cili merr kompetencat organizative të kryetarit dhe se në rast të dorëheqjes është po ai që mbledh Këshillin Kombëtar dhe hapjen e zgjedhjeve.
Statusi i plotë
Me qellim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anetaresise se Partise Demokratike dhe situates se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjesine si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te bej me dije se:
Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem.
Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem.
Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut.
Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise.
Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojjshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se./Gazeta Express

