Lajme

Doli i pari në Berat, reagon deputeti i LSI-së

By Dijart Dyla

June 29, 2017

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço, i cili mori mandatin as zgjedhjeve të 25 qershorit, ka reaguar sot në lidhje me rezultatin e marrë as votimit ditën e dielë.

Naço, ish ministër i Drejtësisë, tashmë deputet në opozitë ka dhënë një mesazh të fortë për klasën politik. Në zgjedhjet parlamentare LSI mori 2 mandate deputetësh me 19.661 vota që arriti të merrte në këtë qark.

Reagimi

Isha realisht i nderuar të kryesoja një skuadër që garoi me dinjitet të plotë në Qarkun Berat, duke mundësuar një arritje që asnjë mekanizëm dashakeqës i përfitimit padrejtësisht të votës nuk mund ta eklipsojë fitoren !

Ky ekip përballoi dhunën e falangave te Rilindjes dhe tregoi dinjitetin maksimal ne kete përballje midis Davidit dhe Goliadhit! Faleminderit Gledit që është një mbështetje e fortë dhe vigjilent ndaj të gjitha dinamikave dhe zhvillimeve në qark.

Faleminderit Silvës që me vullnet dhe punë të vazhdueshme arriti një rezultat të shkëlqyer për LSI si forcë e parë në Skrapar. Faleminderit Jolës që përvojën e gjatë në administratë e përktheu në një histori suksesi mes njerëzve të saj në Kuçovë. Faleminderit Taulantit që edhe pse i ri ne moshe me siguri më orientoi për të kuptuar qartë pritshmëritë e Urës Vajgurore.

Faleminderit Eugenit që fisnikërinë e profesionit të mjekut e te familjes intelektuale e qytetare mbarti si vlerë me rëndësi në komunikimin me elektoratin. Faleminderit Klajdit që me përkushtimin e tij i kaloi të gjitha parashikimet në Poliçanin aq sfidues dhe shpesh të vështirë. Faleminderit Rexhinës për energjinë dhe pozitivitetin që përçoi në skuadër duke u kthyer në një zë të fuqishëm të rinisë së Beratit.

Nga të gjithë ju kam mësuar jashtëzakonisht shumë dhe gjej rastin t’ju inkurajoj për ta vijuar më tej me këmbëngulje rrugën e nisur, për të sjellë një frymë të re në arenën e egër të politikës shqiptare. Thellësisht mirënjohës ndaj ketij ekipi qe kam patur fatin te drejtoj!