Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Zhduket i “tradhtuari” i Çadrës së Lulzim Bashës…

Që pas formimit të Partisë së tij Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka qenë një figurë lakuar dhe mjaft aktive në politikë.

Gjatë protestës së Partisë Demokratike dhe periudhës së ngritjes së Çadrës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përreth 3 muaj, Spahiu iu bashkua kauzës së PD-së.

Megjithatë pas marrëveshjes së 18 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës dhe listave për kandidat për deputet të PD-së ku Spahiut i ishte premtuar vendi i 17-të në listën e Tiranës, duke mos rezultuar kështu ai ka dhënë dorëheqjen nga politika dhe nga partia e tij.

Që prej 19 majit ku në studion e “Zonë e Lirë” dha dorëheqjen live, Spahiu u ‘zhduk’ nga skena politike shqiptare duke mos dhënë më asnjë deklaratë apo prononcim lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Mësohet se Spahiu ndodhet jashtë vendit dhe që prej datës 2 qershor nuk ka asnjë reagim të tij as në rrjete sociale, ndërkohë që në kushte të tjera dhe nëse do i ishin përmbushur premtimet e bëra sipas tij nga Lulzim Basha, ai padyshim do të komentonte çdo çast të votimit apo të numërimit.

Ndërkohë që në media një ditë para mbajtjes së procesit të votimit ka qarkulluar një foto e kreut të PD-së, Lulzim Basha në një darkë falënderimi për dhunuesit e Spahiut, në lokalin e atentatorit Flamur Pirraci, ku ky i fundit siç duket edhe në këtë foto shoqërohet edhe nga dy vëllezërit e tij. Dje, më 25 qershor u zhvilluan në Shqipëri zgjedhjet parlamentare prej të cilave do të zgjidhen qeveria e re për 4 vitet e ardhshme./Gazeta Express/

Exit mobile version