Në fshatin Gllumovë është bërë sot varrimi katër viktimave të djeshme. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i banorëve, të cilët kanë ndarë dhimbjen për këtë ngjarje tragjike, raporon Televizioni SHENJA.
Sot gjatë ceremonisë së varrimit janë parë një numër i konsiderueshëm i forcave policore që janë kujdesur për sigurinë.
Dje, dorasi Shaban Sulejmani nga Gllumova vrau vëllain dhe dy nipërit, ndërsa në fund e vrau edhe veten.