Lajme

Reagon edhe Tahiri për rezultatet e PS-së

By Dijart Dyla

June 26, 2017

Kryetari i PS për Tiranën Saimir Tahiri disa minuta më parë doli nga selia e PS aty ku ndodhej edhe kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Kandidati për deputet në qarkun e Tiranës teksa ka dalë nga selia e PS ka dhënë për gazetarët vetëm një prononcim të shkurtër, ku dukej qartë entuziazmi i fitores së thellë që po merr e majta në gjithë vendin. “I uroj forcë dhe durim të gjithë njerëzve që po punojnë ende”, tha Tahiri.