Në qarkun e Korçës Partia Demokratike ka humbur një mandat, duke rënë kështu në nivelin e 3 deputetëve.
Ka qenë Partia Socialiste ajo që ka marrë mandatin që i takonte kandidatit të djathtë që premtonte në njërën nga takimet në fushatën elektorale, se me PD-në, do rilindte një diell demokratik.
Fjala është për djalin e Fahri Balliut, Klevis Balliu, kandidati i 4 i PD-së në qarkun e Korçës.
Deri më tani në këtë qark janë numëruar 246 kuti votimit nga 463 të tilla. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shtuar një mandat në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013.
Ja lista e deputetëve që futen në parlament, në bazë të projeksioneve të bëra nga numërimi i votave të deritanishme:
LSI
Edmond Qamil Panariti
Piro Leonidha Kapurani
PS
Niko Aleks Peleshi
Eduard Pajtim Shalsi
Elisa Aleksander Spiropali
Ilirian Anesti Pendavinji
Ilir Telha Xhakolli
Edlira Perparim Bode
PD
Valentina Pandi Duka
Ervin Bujar Salianji
Hekuran Bujar Hoxhalli