Rajon

Mikja e afërt e Majlinda Bregut: PD-në e ka zënë gjumi, dikur dritat nuk fikeshin kurrë!

By Dijart Dyla

June 26, 2017

Rezultatet e numërimit të votimeve deri tani kanë çuar në zhgënjim të thellë shumë simpatizantë të Partisë Demokratike, militantë, përkrahës por edhe gazetarë që e mbuluar këtë forcë politike ndër vite.

Një prej tyre është edhe gazetarja Zefina Hasani, e cila është edhe mikeshë e ngushtë e ish-deputetes Majlinda Bregu. Përmes një statusi të gjatë në Facebook, Zefina ka kujtuar kohët e Partisë Demokratike kur në krye të saj kanë qenë Sali Berisha dhe në seli sipas sa nuk “flihej” asnjë sekond gjatë zgjedhjeve jo si tani. Ndër të tjera Hasani ka shkruar se nuk ndjen habi për gjendjen e PD-së por keqardhje për Lulzim Bashën dhe mënyrën sesi e “degdisi” partinë.

Statusi i plotë i gazetares Zefina Hasani në Facebook:

Kur ne PD nuk flihej gjume!

Ne dite zgjedhjesh selia e PD-se nuk flinte. Mikrofonet ne foltore ishin gjithmone te ndezur, sepse cdo ore apo gjysme e cerek ore Sali Berisha, Majlinda Bregu si zedhenese e fushates dhe deputete te tjere, dilnin me rradhe per te mbajtur gjalle frymen e besimin e sidomos durimin e komisionereve, per ta kryer deri ne fund detyren e tyre. Sot nuk po cuditem me rezultatet e votimeve dhe minuset e medha qe po vazhdon te marre PD-ja. Po me cudit mbyllja e dyerve te selise dhe gjumi qe ka zene gjithe ate godine, ku ne dite zgjedhjesh dritat nuk fikeshin kurre e njerezit gelonin ne ankthin e pritjes e kalkulimit te shifrave, qe dilnin pas cdo kutie. Ne 2009- en e 2013- en kam qene vete aty. E kemi gdhire, jo vetem naten e pare por dhe disa nete te tjera pas asaj te zgjedhjeve, ne nje zyre te vogel ku rrinim pothuajse koke me koke me Majlinden, Elona Mecon, Suela Rusetin e Erla Mehillin duke bere shkarravinat tona me mbledhje e zbritje qe vec gjume s te ndillnin. Te nesermen mblidheshim prap qe ne 7- te te mengjesit e nismim serish avazin, pasi kishim pastruar zyren e vogel ku mblidheshin te gjithe, edhe gazetaret qe ngujoheshin bashke me ne ne ate seli, edhe deputetet qe fillonin e vinin nje e nga nje prej zonave te ndryshme elektorale. Sot, ne fakt me shume se cudi kam keqardhje pse Lul Basha e degdisi PD-ne ne kete dite, pa fitore e pa energji, e c eshte me e keqja edhe pa ze!