Një sërë vonesash të shkaktuara nëpër KZAZ të ndryshme të vendit, kanë sjellë dhe reagimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ ka reaguar përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj, e cila i bëri apel komisionerëve që të vijojnë me procesin, në të kundërt do të merren masa ndëshkuese deri në shkarkim nga detyra.
“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda ditës së sotme në orën 22:00.
Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit.”-tha zëdhënësja e KQZ./Gazeta Express

