Komunikacioni në rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, njofton Lidhja Auto-Moto.
Komunikacioni në rrugën Negotinë-Demir Kapi, në një pjesë zhvillohet nëpër autostradën e re në gjatësi prej 4 km., pas çka përsëri kthehet në rrugën magjistrale P103.
LAMM rekomandon kujdes gjatë vozitjes, shpejtësi të përshtatur ndaj kushteve dhe respektim të sinjalizimit rrugor.