Lajme

Rikthimi i Giani de Biasit, i dhuron Shqipërisë votë “kuqezi”

By Dijart Dyla

June 25, 2017

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Xhani De Biazi, ka ushtruar sot të drejtën e tij si shtetas shqiptar duke votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2017.

Ai është i regjistruar si banor i Njësisë 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën e votimit të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.

Xhani De Biazi u pajis me pasaportë shqiptare në muajin prill të vitit 2015, pak muaj para se të sigurohet kualifikimi historik në Kampionatin Europian “Francë 2016”.