Shumë qytetarë gjatë ditës së sotme kanë vendosur që votën e tyre ta bëjnë të pavlefshme.
Ata kanë shkruar në fletën që shërben për votim fjalë si “Hajdut” apo dhe ofendime të tjera për partitë politike.
Gjithashtu edhe vënë re edhe një qasje ndaj politikanëve të cilët këtë herë nuk janë në listat e kandidatëve për deputet, siç është rasti i Jozefina Topallit.
Këto foto tashmë janë bërë virale në internet dhe në këtë mënyrë qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre. Megjithatë përveç kësaj pakënaqësie dhe bërjes së votës së pavlefshme ata rrezikojnë edhe burgun pasi e kanë fotografuar dhe publikuar votën e tyre./Gazeta Express/

