Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Policia gjen një gëzhojë, ende nuk ka emrat e dhunuesve të aktivistit të LSI

Policia e Lezhës ka dhënë njoftimin e parë zyrtar pas akuzave të ngritura nga Lëvizja Socialiste për Integrim për plagosjen e një aktivisti të kësaj force politike para qendrës së votimit.

Policia thotë se rreth orës 10:15 ka marrë njoftim se “në rrugën kryesore midis shkollës 9- vjeçare Shëngjin dhe lokal “Restorant Detari” në Shëngjin ka pasur të shtëna me armë zjarri”.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë.

Policia thotë se në spital nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis aktivistit të LSI-së Florjan Dushku 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. Në përfundim, policia thotë se procesi i votimit vijon normalisht.

/Gazeta Express/

Exit mobile version