Lajme

Pak orë para mbylljes së qendrave të votimit, kjo është thirrja që bën kreu i LSI

By Dijart Dyla

June 25, 2017

Rreth 1 orë e 30 minuta nda ndajnë nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit, e teksa koha ikën, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrimt i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime.

Përmes një postimi në rrjetin social, Vasili shkruan që edhe në këto pak orë të mbetura, shqiptarët të dalin dhe të shfrytëzojnë rastin që iu vjen një herë në katër vite.

“Qytetarë, shfrytëzojeni maksimalisht këtë ditë të shënuar, që vjen një herë në katër vjet.

Bëni gjithçka është e mundur që vullneti i qytetarëve të triumfojë edhe në votën e fundit të numëruar.

Merrni të njohurit dhe familjarët dhe DILNI TË VOTONI!”- shkruan Vasili./Gazeta Express