Showbiz

n’Kosovë Show zbarkojnë mbreti i tallavasë, Muharrem Ahmeti – dhe ai i popullores, Dani

By Dijart Dyla

June 25, 2017

Mysafirë të kësaj jave n’Kosovë Show ishin këngëtarët Muharrem Ahmeti dhe Ramadan Krasniqi – Dani.

Ahmeti dhe orkestra e tij, Batalioni B13, interpretuan dhe sollën një atmosferë të paparë deri më tani në stilin e tyre.

Më pas, u paraqit edhe Dani, i cili foli për karrierën e tij të bujshme muzikore dhe për sukseset e tij.

Dani këndoi me Ahmetin së bashku disa këngë, duke ngritur publikun disa herë në këmbë.