E ka quajtur një deklaratë ordinere, ish-zëvedëskryeministri, Niko Peleshi, atë që ka bërë sot sekretari i qendrës së votimit në Kolanec të Korçës, Meti Koçiu.
Ky i fundit ka deklaruar se është kërcënuar verbalisht nëpërmjet telefonit nga ish-zv/kryeministri, Niko Peleshi.
I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, ish-numri dy i Qeverisë, Niko Peleshi nuk ka preferuar të reagojë për një deklaratë ordinere siç e quan ai.
Çfarë tha sekretari i qendrës së votimit në Kolanec
Sekretarit të qendrës së votimit në Kolanec të Korçës, Meti Koçiu ka denoncuar ish-zv/kryeministri Niko Peleshin se më ka kërcënuar me familje.
Ai ka deklaruar se është kërcënuar verbalisht nëpërmjet telefonit nga ish-zv/kryeministri Niko Peleshi.
“Jam sekretar i qendrës së votimit në Kolanec. Mbrëmë më ka telefonuar Niko Peleshi dhe më ka kërcënuar mua dhe familjen time . Më tha: do ta, shikosh çfare do të heqesh ti dhe familja jote”, është shprehur Meti Koçiu.