Lajme

Meta: As jeta ime s’ka vlerë para votës së lirë të shqiptarëve sot

By Dijart Dyla

June 25, 2017

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta reagoi sërish pak deklaratave të dala nga Partia Socialiste, duke theksuar se nuk akuzoi askënd nga kjo forcë politike, por për grupimin “Rilindja”.

Sipas Metës policia në Lezhë paguhet për të mbrojtur qytetarët e jo kriminelët.

“Siguria e Metës është e parëndësishme para sigurisë së lezhjanëve.

PS në Lezhë t’i bëjë thirrje policisë, të arrestojë kriminelët.

Populli i Lezhës po e jep verdiktin e tij.

Edhe 4 orë e bandat do gjunjëzohen.

Liria e dinjiteti i shqiptareve nuk kanë çmim, të gjithë në votime”, tha Meta.