Showbiz

Menjëherë pas finales së Big Brother çifti shpall ndarjen!

By Dijart Dyla

June 25, 2017

Sidrita dhe Ervini kanë qenë një ndër çiftet më të preferuar të këtij reality show. Marrëdhënia e tyre ka filluar në “Big Brother” dhe duket se ata janë ndarë fill pas përfundimit të spektaklit.

Ka qenë Sidrita ajo që ka dhënë lajmin e ndarjes nga Ervini. Ish- banorja ka publikuar një shkrim në Insta Story, në të cilin sqaron fansat për ndarjen e tyre.

“Ju falënderoj për mbështetjen që na keni dhënë. Besoj që do na mirëkuptoni në vendimin tonë për sa na përket mua dhe Vinit. Kemi ngelur miq shumë të mirë dhe e respektojmë njëri-tjetrin”- ka shkruar Sidrita.

Sigurisht që ky është një vendim i vetë çiftit, të cilin duhet ta pranojnë dhe ta kuptojnë edhe fansat e tyre./Blitz.al/