Rajon

Rama “vodhi” sërish dhe u hodhi “hi syve” shqiptarëve disa ditë para zgjedhjeve (Video)

By Dijart Dyla

June 24, 2017

Në Shqipëri ndodh rëndom që shumëçka të vidhet nga të huajt dhe tu shitet shqiptarëve si diçka inovatore.

Por kur këtë e bën edhe ai që tashmë kërkon një 4 vjeçar të dytë në krye të qeverisë, Edi Rama, atëherë çështja bëhet akoma më e pazakontë.

Pak ditë më parë Rama publikoi spotin zyrtar të fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit, ku ai shfaqet duke ngritur diellin me anë të një litari, ndërsa për ta bërë të mundur një gjë të tillë kërkon ndihmën e gjithë shqiptarëve, me votë.

Nga një investigimi i thjeshtë del se ideja e këtij spoti është kopjuar kryekëput nga një reklamë e bankës franceze BNP Paribas e titulluar “Duke ngritur diellin”.

Kjo reklamë e bankës është publikuar në vitin 2010.

Nuk dihet nëse stafi i Ramës e ka vënë në dijeni kryeministrin që kjo nuk është një ide e tyre, por diçka e vjedhur nga të huajt. /Gazeta Express