Një informacion i mbërritur në polici për një rast të mundshëm të shit-blerjes së votës, ka vënë në lëvizje blutë e qytetit të Lezhës.
Policia ka ndjekur një lezhjan. Rudolf GJikolën, me banim në lagjen Skënderaj të Lezhës. Nga një kontroll i befasishëm në makinën e tij, efektivët gjetën një armë pa leje, pistoletë Zastava.
Policia e Lezhës ia ka referuar dosjen e tij, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, por nuk ka dhënë informacion më të gjerë, pasi procedimi ndiqej me metoda speciale të hetimit.
/Gazeta Express/
