Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një tjetër rast të rëndë që po ndodh në qytetin e Delvinës, ku disa persona, njëri prej të cilëve është prezantuar si shefi i Antidrogës u ka ofruar lekë dhe ushqime banorëve në këmbim të votës.
Pjesë e këtij grupi kanë qenë dhe persona të armatosur që kanë kërcënuar banorët e fshatit, Vergo, Fushë Verri e Kalasë. “Personat anëtarë të Partisë Socialiste Delvinë, kanë qenë me 5 makina me targat AA 509 LM, AA395IZ, AA 311 LM, dhe 2 makina të tjera më targa fallco”, thuhet ne njoftimin zyrtar.
LSI i bën thirrje policisë dhe prokurorisë së Sarandës të ndërhyjë menjëherë, për të ndaluar këto fenomene që rrezikojnë procesin zgjedhor në Sarandë. /Gazeta Express/