Rajon

​Sonte transmetohet dokumentari “Kazani politik në Shqipëri” (Zona Express)

By Dijart Dyla

June 24, 2017

Sonte në ora 20:45 në RTV Dukagjini transmetohet emisioni Zona Express, ku do të shfaqet dokumentari “Kazani politik në Shqipëri”, kushtuar zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Ky njëherësh është dokumentari i fundit për këtë sezon.

Zona Express, me autor Leonard Kerqukin, është tashmë emisioni më i shikuar shqiptar i këtij zhanri; si në matjet televizive ashtu edhe në rrjetet sociale.

Dokumentari që transmetohet sonte analizon situatën elektorale në Shqipëri përmes gazetarëve dhe opinionistëve të atjeshëm.

Kush do t’i fitojë zgjedhjet nesërme? Çfarë po kërkon Edi Rama në këto zgjedhje? A mundet ai ta bëjë Qeverinë pa Ilir Metën? Cilat janë sondazhet e fundit? Çfarë thonë ato?

Mos e humbisni dokumentarin “Kazani politik në Shqipëri”.

Ky dokumentar është i fundit i kësaj sezone. Zona Express rikthehet me dokumentarë të rinj në muajin shtator.