Lajme

“Pse nuk voton për PS-në”, shefja e Burimeve Njerëzore në Ersekë dhunon kolegen

By Dijart Dyla

June 22, 2017

Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, një incident ka ndodhur ditën e djeshme në Poliklinikën e Ersekës.

Policia bën me dije se në konflikt janë përfshirë drejtuese, përkatësisht, shefja e Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe ajo e financës.

‘Gazeta Express’ ka mësuar se shefja e Burimeve Njerëzore pranë këtij institucioni, Dorina Tallo, e cila njohët si anëtare e PS-së ka dhunuar shefen e financës, Kristina Stojën, simpatizant të LSI-së.

Mësohet se sherri mes tyre ka ardhur pas Tallo e ka kërcënuar me largim nga puna Stojën nëse kjo e fundit nuk do të votonte për PS-në.

Por, duket se konflikti ka arritur kulmin, kur ajo ka nisur ta dhunojë fizikisht, duke i thyer edhe syzet optike.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Korçës bën me dije se ka nisur procedim penal për 30-vjeçaren Dorina Tallo për akuzën “Dëmtime të tjera me dashje”.