Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe puna për mbarëvajtjen e tyre ishin në fokus të takimit që Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj zhvilloi me kryetaren e bashkise së Shkodrës, Voltana Ademi.
“Panorama” raporton se takimi mes tyre është fokusuar pikërisht te zgjedhjet e 25 qershorit.
Demiraj fillimisht ka takuar kandidatin per deputet te LSI Agron Çela teksa ka zhvilluar nje bisede me te.
Me pas ministri Demiraj eshte ndalur ne zyren e kryetares se bashkise Shkoder Voltana Ademi teksa ka qendruar per rreth 30 minuta.
Ministri Demiraj eshte takuar edhe me perfaqesues te PD per tu njohur edhe me perceptimin e tyre per situaten aktuale.
Ministri Demiraj u shpreh pas ketyre takimeve jashte kamerave se ka qene ne Shkoder per takuar me drejtues dhe subjekte te ndryshme per zgjedhjet parlamentare. Nga sa mesohet ministri Demiraj tha se situata ne Shkoder eshte e qete dhe se subjektet politike nuk kane shprehur ndonje shqetesim apo problematike, ndryshe nga vitet e kaluara kur Shkodra ishte nje zone e nxehte. Ministri Demiraj eshte larguar nga Shkodra pa u takuar me perfaqesues te PS, PDIU dhe PSD qe po ashtu pritet te jene faktor ne keto zgjedhje.