BalkanWeb sjell të tjera detaje nga ballafaqimi disa orësh mes Emiljano Shullazit, i cilësuar si kreu i një bande që vepron në rrugën e Kavajës dhe biznesmenit Ylvi Beqja, dëshmitari kyç i drejtësisë që e akuzon Shullazin për gjobvënie.
Përveç emrave të njohur nga politika, në seancën e pazakontë të ballafaqimit që është kthyer në akuzua të ndërsjella mes dy të ballafaquarv, Shullazi e ka ngacmuar sërish biznesmenin Ylvi Beqaj, duke i thënë se në një situatë kishte lënë peng makinën e tij X5 për të marrë në këmbim hashash në Lazarat.
Emiljano Shullazi: Si e le peng X5 për hashash në Lazarat, tregoji gjykatësit
Ylvi Beqaj: Jo, e lashë për akt përdorimi
Emiljano Shullazi: E le për hashash, tregoji gjykatës kush t’i plotësoi lekët për ta tërhequr mbrapsht
Ylvi Beqaj: Zoti gjyqtar po më intimidon në rrëfimin tim
Emiljano Shullazi: Më thuaj kush t’i plotësoi lekët
Kujtojmë se Shullazi i përmendi biznesmenit Ylvi Beqaj edhe kushëririn e tij, ish-ministrin Ilir Beqaj se do t’i ndihmonte për hapjen e një biznesi për riciklimin e mbetjeve. Por, këtë fakt Ylvi e ka mohuar.
Ylvi Beqja përfaqësues në Shqipëri i kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company” është dëshmitari kyç kundër Emiljano Shullazit dhe të pandehurve, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.
Pesë të pandehurit akuzohen për gjobëvënie ndaj biznesmenëve, Ylvi Beqja, Jani Zaka e Adriatik Kërçuku, shkatërrim të pronës me tritol, krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe kërcënimin e profesor Mynyr Konit.