Pak ditë pasi doli në media një foto dhe video e Ben Blushit me Lulzim Berishën, ish- kreun e bandës famëkeqe të Durrësit, LIBRA kundërpërgjigjet ndaj atyre që i akuzon se e vendosën në “lojë”
Pas foto Blushi tha se nuk e njihte Lul Berishën dhe se ai takim ishte i inskenuar për t’i bërë dëm.
Por sot Erida Kabash, kandidate për deputete e LIBRA-s në Durrës shkruan se kryebashkiaku Vangjush Dako pi kafe me Lul Berishën.
“Vangjush Dako pi kafen e mengjesit me Lul Berishen!
Nderkohe Ben Blushin e akuzuan pse nuk e njihte!
Konkluzionet nxirini vete!”, shkruan ajo./Express
