Lajme

Blushi hidhet në “sulm”. LIBRA: Vangjush Dako pi kafe me Lul Berishën

By Dijart Dyla

June 20, 2017

Pak ditë pasi doli në media një foto dhe video e Ben Blushit me Lulzim Berishën, ish- kreun e bandës famëkeqe të Durrësit, LIBRA kundërpërgjigjet ndaj atyre që i akuzon se e vendosën në “lojë”

Pas foto Blushi tha se nuk e njihte Lul Berishën dhe se ai takim ishte i inskenuar për t’i bërë dëm.

Por sot Erida Kabash, kandidate për deputete e LIBRA-s në Durrës shkruan se kryebashkiaku Vangjush Dako pi kafe me Lul Berishën.

“Vangjush Dako pi kafen e mengjesit me Lul Berishen!

Nderkohe Ben Blushin e akuzuan pse nuk e njihte!

Konkluzionet nxirini vete!”, shkruan ajo./Express