Rajon

Identifikohet burri që u gjet i mbytur në Liqenin e Ohrit

By Dijart Dyla

June 19, 2017

Dimitri A. (61) nga Ohri është personi trupi i pajetë i të cilit dje është nxjerrë nga ujërat e Liqenit të Ohrit tek plazhi Saraishte, në pjesën e vjetër të qytetit.

Sipas kumtesës së policisë, trupi i tij është vërejtur në ujërat e liqenit rreth orës 17:50, në rreth katër metra thellësi dhe largësi prej dhjetëra metrash nga bregu perëndimor.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipe policore në prani të prokurorit publik.

Në trupin e pajetë nuk janë vërejtur gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit publik, sot mbi trupin e viktimës është kryer autopsi./MIA/