Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Zaev nesër e pret Thaçin në kabinetin qeveritar, ja çka parasheh marrëveshja

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev nesër do ta presë në kabinetin e tij kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçin, njoftojnë mediat vendore, duke cekur se takimi do të realizohet në orën 14:30 në ambientet e Qeverisë.

Sipas ina-online.net, partitë e Zaevit dhe Thaçit kanë arritur marrëveshje që parasheh që PDSH me dy deputetë të përkrahë vendimet që kanë të bëjnë me reformat në sistemin e drejtësisë dhe në sfera të tjera, reformat që ndërlidhen me proceset e integrimeve euroatlantike dhe për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët, sidomos për propozim-ligjin për përdorim më të zgjeruar të gjuhës shqipe.

PDSH gjithashtu, siç bëjnë të ditur nga LSDM, nuk është e interesuar për të qenë pjesë e qeverisë, por ajo do të shprehë konstruktivitet për vendime që janë të rëndësishme për vendin.

Zaev garanci të tilla për përkrahje ka marrë edhe nga deputetët e Lëvizjes BESA, të cilët nuk u përfshinë në koalicionin qeverisës./INA/

Exit mobile version