Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Sondazhi online ‘zbeh’ PD-në, LSI forcë e dytë politike

Kur na ndajnë një javë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, sondazhet japin një panoramë paraprake se si mund të jetë rezultati i 25 qershorit kur shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri.

E një mënyrë e drejtpërdrejtë me sondazhet është ajo përmes rrjeteve sociale, ku rezultatet ndryshojnë në kohë reale me përfshirjen në “votim” të përdoruesve të rrjeteve sociale. Një i tillë është bërë nga “Shqipëria ime”, një faqe me mbi 1 milionë e 500 mijë ndjekës.

“Kush mendoni që do të jetë forcë e parë politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25-qershorit?”, është pyetja që i është drejtuar shqiptarëve, të cilët kanë pasur mundësinë të zgjedhin shumë thjesht. Duke dhënë një “Like” nëse duan që forca fituese të jetë Lëviza Socialiste për Integrim, një “zemër” nëse duan Partinë Socialiste, dhe me emocionin e të qeshurës, vota i shkon Partisë Demokratike. Sondazhi është bërë publik një ditë më parë, dhe nga rezultatet e deritanishme, diferenca mes partive nuk është e thellë.

Ama ajo që bie në sy, është ndryshmi nga rezultatet e sondazheve të tjera të publikuara në televizionet shqiptare duke telefonuar shqiptarët, ku Partia Demokratike dilte forcë e dytë, me rritje të ndjeshme. Ama në përballjen e drejtpërdrejt me qytetarët në rrjetet sociale, që duhet theksuar se janë të shumtë, sondazhi i faqes “Shqipëria ime” e nxjerr PD-në forcë të tretë, me 2 mijë e 200 “vota” online. Rritje të ndjeshme ka pësuar Lëvizja Socialiste për Integrim, duke dalë forcë e dytë në këtë sondazh online, me tre mijë “Like” që përkthehen në vota. PS-ja është forcë e parë me 4 mijë e 900.

Këto janë përfundime të nxjerra nga rezultatet e deritanishme të sondazhit ku kanë votuar mbi 10 mijë veta, në faqen me

Exit mobile version