Rajon

I pari që i “bindet” thirrjes së Ramës! Heq kapelen e policit…vendos të PS-së

By Dijart Dyla

June 18, 2017

Dy ditë më parë nga Kuçova kryeministri Rama u bëri thirrje policëve që pasi të lënë punën të dalin të mbledhin vota për PS-në.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme Rama kërkoi falje publikë për këtë thirrje antikushtetuese, sot ka ardhur edhe reagimi i parë ndaj tij.

Shefi i SHKB-së në Ministrinë e Brendshme, Memo Cela, ka hequr kapelën e policit dhe ka vënë atë të Partisë Socialistë.

Veprimi i tij u vu re sot gjatë mitingut të PS-së në Vorë. /Gazeta Express