Biznesmeni i mirënjohur shqiptar nga Tetova, Lazim Destani përflitet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën e Tetovës. Siç mëson INA nga zëra brenda kuloareve politike, një parti politike po synon që ta bindë pronarin e “Ekologut”, milionerin Destani, që të garojë për komunën e Tetovës.
Njëra nga partitë opozitare ka lancuar emrin e tij duke spekuluar nëpër bazë dhe takimet me qytetarët, se Destani do të jetë kandidat i tyre.
Por ky i fundit në të shumtën e rasteve ka refuzuar të ketë ngjyrime politike, apo të jetë i afërt me ndonjë parti politike. Destani është biznesmeni i vetëm që ka ruajtur pozicionin dhe pavarësinë e tij, duke qenë larg politikës. Edhe kësaj radhe Destani jozyrtarisht siç bëhet e ditur nga qarqe afër tij, synon të jetë larg politikës, ashtu siç ka qenë.

