Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Athina propozon emrin “Maqedonia e Vardarit”, alternativë “Republika e Shkupit”!?

Maqedonia e Vardarit do të jetë një propozim për qeverinë e Maqedonisë si mënyrë për zgjidhjen e problemit me emrin, shkruan javorja greke “Real News”, përcjell Radio Evropa e Lirë, programi maqedonisht.

Sipas gazetës, Qeveria e Greqisë vlerëson se përkufizimi gjeografik “e Vardarit” do t’i evitojë të gjitha kërkesat irredentiste nga ana e maqedonasve.

Gazeta shton se propozimi alternativ nga ana greke mund të jetë edhe “Republika e Shkupit”, të cilin propozim Maqedonia e ka pranuar në bisedimet gjatë viteve të kaluara.

Me propozimet, sipas “Real News”, janë të njoftuar edhe qeveria e Shkupit dhe ndërmjetësuesi i KB-ve Matthew Nimetz.

Exit mobile version