Një 24-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se është autor i plagosjes së ndodhur pak para mesnate në zonën e Babrrusë, në periferi të kryeqytetit.
Ladimir Kallja akuzohet se rreth orës 23:50, në lagjen Shpat, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me pistoletë U. M., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri pistoletë TT e cila rezulton të jetë pa leje nga autoritete.
24-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe Mbajte pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve luftarak”. /Gazeta Express.
